
Antoneta Koçi, një prej vajzave të sezonit të parë të “Përputhen” e ftuar në “Ftesë në 5” në “Top Channel”, ka folur për etiketimet dhe fyerjet që përdoren më së shumti kundrejt personazheve publikë.
Ajo tha se në ditët e sotme nuk guxon do të ekspozosh pak dekoldenë, apo të zhvishesh pak për të të etiketuar si k**ve.
Antoneta sqaroi se njerëzit këtë fjalë e përdorin shpesh sikur të ishte një fjalë e zakonshme, madje tregon se e kanë përdorur edhe për të fyer atë vetë, sepse në ndonjë foto mund të ketë ekspozuar dekoldenë.
Edhe vajzat e tjera të ftuara në studio e kanë pranuar deri diku se kanë marrë ofendime të ndryshme sidomos në rastet kur kanë postuar foto ku shfaqet joshëse.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=yMq-yYK5Af4
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CB7yhxPgYK5/