
Reperi Mozzik dhe Loredana janë vënë sërish në qendër të vëmendjes.
Këtë herë ata janë riparë sërish nën shoqërinë e njëri tjetrit teksa po darkonin në një restorant në Prishtinë, ndërsa më herët duke bërë shopping në Gjermani.
Por pavarësisht se janë kapur disa herë nën shoqërinë e njëri tjetrit asnjë prej tyre nuk ka folur për një rikthim.
Megjithatë Mozzik duket se u shfaq i lëkundur gjatë një interviste në “Shiko kush luan”, ku vendosi të mos përgjigjej kur u pyet nëse do të kthehej sërish me Loredanën.
Sot ka postuar në instagram disa foto, ndërsa i shoqëron me një mbishkrim “Mjaft spiunuat” dhe duket sikur po ju drejtohet atyre që flasin për të dhe për lidhjen e tij me Loredanën, ndërsa i fotografojnë sa herë i shohin bashkë.
Ata të dy deklaruarnndarjen nga njëri tjetri gati një vit më parë, por që atëherë i kemi parë disa herë bashkë për shkak të vogëlushes Hana.
Link: https://www.instagram.com/p/CGahCt8FZXz/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CFetusDlON7/, https://www.instagram.com/p/CECGpU0jbYF/