
Balerina e njohur shqiptare Klaudia Pepa feston sot 28 vjetorin e lindjes.
Me një video unike të postuar në instagram, Klaudia ka rrëfyer surprizën e veçantë që mori për ditëlindje.
Një dhomë e mbushur me tullumbaca me helium në ngjyrë rozë të shpërndara në të gjithë dhomën, mbi krevat si dhe pranë vaskës.
Një atmosferë krejt unike e cila e ka lënë balerinën pa fjalë.
Pranë vaskës shohim gjithashtu dy pije të servirura mbi flamingo të vogla.
Gjithçka dukej perfekte dhe Klaudia është shprehur e emocionuar pasi ka parë surprizën romantike që i kishin bërë për ditëlindjen e saj.
Balerina prej vitesh tashmë jeton dhe punon në Itali ku e bë famshme pas pjesmarrjes së saj në “Amici” ku arriti të spikaste falë profesionalizmit dhe talentit në fushën e baletit.
Link: https://www.instagram.com/klaudiapepa/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B832Z_SKruG/