
Moderatorja Elita Rudi i është rikthyer sërish ngjyrës së zezë të flokëve.
Ajo eksperimentoi pak kohë më parë duke çelur ngjyrën me disa tone dhe pavarësisht se kjo ngjyrë i shkonte shumë, duket se nuk ishte për Elitën e cila shumë shpejt u kthye në origjinë.
Kujtojmë se reperi Gjiko e ka njohur Elitën bionde, por gjithmonë e ka preferuar brune dhe madje në takimin e parë i ka thënë se në rast se do të bëhej brune do ta merrte për grua.
Kështu Elita i është rikthyer edhe njëherë flokëvë të zinj të cilat i shkojnë kaq shumë dhe e bëjnë të duket edhe më e bukur.
“Kujt i kishte munguar e vjetra Eli”, shkruan ajo krahas fotos ku tregon ngjyrën e re.
Duket se me këtë ngjyrë nuk e preferon vetëm Gjiko, por edhe fansat e miqtë të cilët e kanë komplimentuar për lookun.
Link: https://www.instagram.com/p/CG2VzkMhTWd/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CFFdBbShzdM/Elita