
Modelja e njohur Ashley Graham festoi disa ditë më parë 33 vjetorin e lindjes.
Ajo tregoi me anë të disa fotove se e ka kaluar ditën e saj të veçantë me familjen duke kryer një udhëtim në natyrë.
Krahas fotove nga ditëlindja, Ashley ka postuar gjithashtu edhe një foto ku pozon e zhveshur në vaskë, por fansat kanë vënë re një tjetër detaj dhe madje nuk kanë lënë pa ja përmendur.
Nga fotoja këngëtarja shihet me sqetullat e padepiluara dhe kjo ka shërbyer për komente nga më të ndryshmet.
Disa e kanë mirëkuptuar modelen duke u shprehur se në fund të fundit jemi njerëz dhe jo gjithmonë do të jemi perfektë.
Por nga ana tjetër ka edhe nga ata që e kanë gjykuar, por modelja nuk i ka kthyer përgjigje askujt duke preferuar të heshtë dhe të shijojë ditlëindjen e saj pranë njerëzve të dashur.
Link: https://www.instagram.com/p/CHHPK2oL025/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6I3DRcA2OP/