
Këngëtarja e njohur amerikane Halsey habiti jo pak fansat pasi vendosi krejt papritur të qethej tullë duke hequr dorë prej flokëve të gjata.
Pavarësish këtij ndryshimi ajo dukej gjithsesi shumë e këndshme, por duket se nuk u ndal me aq.
Këngëtarja ka vendosur së fundmi që ato pak flokë që i kanë mbirë pasi është qethur tullë ti lyejë ngjyra ngjyra ose më saktë një kombinim midis ngjyrës mente, bojëqiellës, blusë së errët dhe të vërdhës duke i ndarë në rripa simetrikë.
Këngëtarja ka habitur fansat me lookun e saj të ri, duke i lënë pa fjalë, megjithatë shumë prej tyre e kanë pëlqyer guximin e saj për të realizuar një model kaq të çuditshëm flokësh.
Link: https://www.instagram.com/p/CHbj3ezpwtR/
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/people-festival-music-musician-5648356/