Home ShowBiz “Për pak abortova..”, aktorja shqiptare rrëfen se si ngeli aksidentalisht shtatëzanë
“Për pak abortova..”, aktorja shqiptare rrëfen se si ngeli aksidentalisht shtatëzanë
0

“Për pak abortova..”, aktorja shqiptare rrëfen se si ngeli aksidentalisht shtatëzanë

0
0

Aktorja e njohur Monika Lubonja e ftuar këtë të dielë në rubrikën “N’fermë” në “Top Channel”, ka rrëfyer një prej momenteve më të vështira në jetën e saj.

Gjatë një bisede me Era Rusin ndërsa ishin duke larë një qilim, Monika ka tregur se kur ishte në moshë të re ngeli aksidentalisht shtatëzanë.

Ajo tregon se për pak shkoi ta abortonte fëmijën, pasi ishte e re, ende e pa martuar dhe kishte shumë plane dhe projekte përpara për të luajtur filma dhe pjesë teatrale.

Por ishte e ëma që ishte mjeke dhe që e ndaloi aktoren të ndërmerte një veprim të tillë, duke i thënë që ata do ti dalin krah, pavarësisht nëse martohet apo jo me babain e fëmijës.

Aktorja tregon se si shoqëria i thoshte “Ç’të gjeti ty” dhe për shkak të mentalitetit edhe mund ta kishte abortuar vajzën, por fatmirësisht nuk e mori një vendim të tillë dhe gjithë kjo falë mbështetjes së prindërve të saj.

 

Link: https://www.instagram.com/p/CHnQrn2FT8z/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CDvrZfnDb-B/