
0
0
E ëma e futbollistit të njohur Eros Grezda feston sot ditëlindjen dhe Erosi ka vendosur ti dedikojë asaj fjalët më të bukura teksa poston disa foto ku pozojnë së bashku.
Në fotot e postuara në instagram shohim se nëna e Erosit është shumë e bukur dhe duket se Erosi ka trashëguar prej saj tiparet e bukura.
“Gëzuar ditëlindjen nan, të dua”, shkruan ai në njërën prej fotove ku pozon duke e përqafuar, ndërsa fotoja tjetër ku sërish pozon me të ëmën është e shoqëruar me një zemër të kuqe.
Ajo është shumë e re dhe tërheqëse ndërsa në fotot e postuara nga Erosi shohim një ngjashmëri shumë të madhe mes tyre.
Link: https://www.instagram.com/erosgrezda/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CAnvP9gBOQe/