
Vetëm 10 ditë më parë këngëtarja Bianca prezantoi për publikun dhe fansat e saj këngën “Knockout”.
Ky projekt i ri muzikor i këngëtares është mirëpritur dhe pëlqyer nga fansat e saj.
Kënga është e stilit rap dhe shoqërohet me një klip të veçantë pjesë e të cilit veç këngëtares janë edhe një grup vajzash që realizojnë kërcime provokuese duke e bërë këngën edhe më tërheqëse.
Kënga është një produksion i “AS Recording Studio” dhe në vetëm pak ditë nga publikimi ajo ka arritur të tërheqë vëmendjen e fansave me melodinë, ritmin dhe stilin unik.
“Knockout” është projekti i parë muzikor për këngëtaren e cila ka vendosur kështu të eksperimentojë në fushën e muzikës.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=peasIrvmtBc
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CHdvKqdBKjl/