Home ShowBiz “Jam i trishtuar, por…”, Mozzik i habit të gjithë me deklaratën e fundit
“Jam i trishtuar, por…”, Mozzik i habit të gjithë me deklaratën e fundit
0

“Jam i trishtuar, por…”, Mozzik i habit të gjithë me deklaratën e fundit

0
0

Reperi Mozzik është vënë së fundmi në qendër të vëmendjes për shkak të zërave për një ribashkim me Loredanën.

Ai dhe reperja janë kapur mat disa herë dhe duket se pas ndarjes së bujshme e kanë rregulluar raportin edhe pse ende nuk dihet nëse janë bashkë, por thjesht kanë ruajtur një raport të mirë për hir të vajzës.

Ndërkaq reperi i ka habitur të gjithë me një status pak të pazakontë teksa në një story në instagram shkruan: “Jam i trishtuar, por po buzëqesh, kjo është jeta ime.

Këngëtari nuk ka dhënë asnjë detaj tjetër përveç fjalëve që ka shkruar në story, duke mos treguar kështu se çfarë e shqetëson dhe se çfarë ka ndodhur së fundmi që e ka mërzitur.

Kujtojmë se këngëtari ka shënuar disa suksese këtë vit me këngë dhe bashkëpunime të suksesshme, ndërsa shumë shpejt pritet të shfaqet në dokumentarin me katër pjesë të Loredanës ku shihej në një moment gjatë trajlerit i emocionuar dhe me lot në sy.

mozzik

Link: https://www.instagram.com/mozzik/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CDwjXFVFHo-/