Pasditën e djeshme në “Përputhen”, pati zhvillime të pazakonta midis Sindit dhe Melisës.
Vajzat kanë debatuar ashpër me njëra tjetrën dhe Sindi me deklaratën e saj për Melisën e ka bërë këtë të fundit të largohet nga studio.
Ajo ka thënë se nuk është si Melisa që shkon me këdo edhe për një kafe, por ajo do të bërë seks me atë që do ta ndjejë.
Situata doli jashtë kontrollit dhe Melisa e ofenduar nga deklarata e Sindit është larguar nga studio.
Menjëherë pas saj janë ngritur edhe gjithë konkurentët djem e vajza të cilët kanë shkuar pas Melisës, duke krijuar një gjullurdi në studio.
Bora ndërkaq dhe Ariana i janë drejtuar Sindit duke kërkuar shpjegime për atë që kanë thënë dhe ajo është shprehur se nga Melisa është ndier shpesh herë e fyer dhe e bullizuar lidhur me faktin që nuk ka pasur eksperienca seksuale më parë.
Melisa nuk është kthyer më në studio ndërsa ka shpërthyer në lot në prapaskenë teksa konkurentët e larguar nga studio janë përpjekur ta ngushëllojnë.
Në fund askush nuk është kthyer në studio dhe gjithçka pritet të sqarohet gjatë puntatës së sotme.
Link: https://www.instagram.com/p/CIOZALqnZL_/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CHsp843nUix/
Link: https://www.youtube.com/watch?v=wf7-Sch42gk
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CHsp843nUix/