
Afërdita Dreshaj dhe partneri i saj Jakub Kindl do të bëhen prindër të një djali në shkurt të vitit që vjen.
Modelja ka hyrë në muajin e shtatë të shtatëzanisë dhe tashmë barku ka filluar të duket.
Ajo ka vendosur t’ju përgjigjet disa pyetjeve që i kanë bërë fansat duke treguar se fatmirësisht nuk ka pasur fare simptoma në muajt e parë të shtatëzanisë.
Afërditën e kanë pyetur gjithashtu për emrin e djalit, por ajo ka thënë se ende nuk kanë vendosur për emrin, por gjithsesi edhe nëse e vendosin do ta mbajnë secret deri sa vogëlushi të lindë.
Ndërsa lidhur me dhomën e bebit, Afërdita ka treguar se atë do ta bëjnë gati në muajin shkurt dhe se ajo do ta tregojë me një video kur ajo të jetë gati.
Link: https://www.instagram.com/aferditadreshaj/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CIEyFlopbNI/