Çfarë ka me Young Zerkën dhe pse u nda nga Butrinti, Kiara i sqaron të gjithë njëherë e mirë
Kiara Tito është përfolur gjithmonë për lidhjen me këngëtarin Butrint Imeri.
Që pas pjesëmarrjes në klipin e tij dhe postimeve nga të njëjtat vende, ata të dy u bënë kryefjala e mediave, po asnjëherë nuk e pranuan që ishin të lidhur.
E ftuar në “Rope ëith Olsi”, Kiara ka treguar se pyetja: “Përse u ndave nga Butrinti”, do ta përndjekë gjithë jetën, madje edhe gjyshja e pyet.
Ajo tentoi disa herë të shmanget nga përgjigjia, por pas këmbënguljes së Olsit ajo u përgjigj: “Po kush tha që u ndamë, dmth nuk kemi qenë ndonjëherë bashkë”.
Më pas Olsi e ka ngacmuar lidhur me Young Zerkën dhe Kiara tha se gjithçka lindi për lojë tek “Shiko kush luan” dhe kur më pas pa videon dhe komentet e shumta sa çift i bukur jeni, filloi ta shikonte Zerkën ndryshe.
Gjithsesi ajo tha se mes saj dhe Zerkës nuk ka asnjë gjë, ishte thjesht një lojë.
Link: https://youtu.be/kmoYKUScphQ
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CIOLiqtrDhB/, https://www.instagram.com/p/CHC7ccNFmpq/, https://www.instagram.com/p/CGXtGaBn58H/