
Seldi Qalliu tre muaj më parë në ditëlindjen e partneres së tij bëri publike lidhjen me bukuroshen Sindi Çela.
Vajza nuk ishte krejt e panjohur për publikun, pasi të gjithë e kishin parë në klipin e fundit të këngëtarit si modele.
Më pas ata të dy dolën hapur publikisht ndërsa treguan shumë detaje lidhur me historinë e tyre të dashurisë.
Por së fundmi në rrjetet e tyre sociale Seldi dhe Sindi kanë fshirë fotot e njëri tjetrit dhe as nuk ndiqen më në rrjetet sociale.
Ende nuk ka asnjë konfirmim nga ana e çiftit, por veprimet e fundit i kanë shtuar edhe më shumë dyshimet se mes tyre gjërat mund të kenë ndryshuar.
Link: https://www.instagram.com/cindycela/, https://www.instagram.com/seldi__qalliu/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CILU-ahnDv1/, https://www.instagram.com/p/BorntAKA6Vi/