
0
0
Këngëtari i njohur Devis Xherahu dhe partnerja e tij Ertemiona Mejdani kanë vendosur të zyrtarizojnë lidhjen e tyre pas shumë vitesh bashkë.
Lajmin e ka dhënë vetë këngëtari i cili ka postuar në instgram një foto ku pozon së bashku me partneren dhe në duar kanë unazat.
“Sot ishte një ditë e veçantë për ne. Zyrtarizimi i lidhjes sonë. Ajo që do i uroja zemrës time Ertemionës është të plakemi bashkë zemra ime” , shkruan ai krahas fotos ku nuk kanë munguar qindra mesazhe urimi nga miq dhe fansa të çiftit.
Link dhe Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CIeFP_8HWnS/