Chiara Ferragni dhe bashkëshorti I saj reperi Fedez janë vlerësuar pak ditë më parë nga komuna e Milanos me çmimin më të lartë “Ambrogino D’oro”.
Ky çmim ju dha për kontributin e tyre në mbledhjen e fondeve që shërbyen për të ngritur një repart reanimacioni gjatë peridhës së pranverës kur në Itali situata ishte tejet serioze për shkak të COVID-19.
Por përveç këtij titulli shumë të rëndësishëm, ata të dy janë shpallur gjithashtu personazhet e vitit ndërsa shfaqen në kopertinën e “Vanityfairitalia”, ku ka dhënë gjithashtu edhe një intervistë për jetën e tyre si dhe për influencën që kanë në Itali dhe mbarë botën.
Chiara ka postuar kopertinën e revistës në fjalë ndërsa shkruan se është shumë e nderuar që ndodhet mes 20 personaliteteve të vitit dhe gjithashtu në kopertinën e magazinës.
Ata të dy kanë dhënë gjithashtu një intervistë në çift duke zbuluar kështu më shumë rreth jetës së tyre profesionale dhe asaj private.
Link: https://www.instagram.com/p/CIkkAQZBVTo/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CH-jil8B51z/