
Një 25 vjeçar mbeti i vrarë një ditë më parë në mes të rrugës në kryeqytet nga forcat e rendit, të cilat e kishin thirrur disa herë për të ndaluar.
Ngjarja është gati e ngjashme me atë që ndodhi muaj më parë në SHBA me vdekjen e afro amerikanit Georg Floyd, por ndërsa për të, gati të gjithë personazhet e njohur i mbushën rrjetet sociale me hashtagun “Black live matters”, për rastin e 25 vjeçarit shqiptar nuk pati thuajse asnjë reagim prej tyre.
Këtë e ka vënë në dukje aktori Donald Veshaj me anë të një statusi në instagram ku shkruan: “ Black lives matters? Të gjithë shqiptarët në këmbë për një vrasje në Amerikë, postime pafund, po për vrasjen e një 25 vjeçari shqiptar të pafajshëm lives mattër. Ncncnc turp, këta jemi ne”
Një reagim i ashpër ka ardhur edhe nga gazetari Flavio Qorri e moderatorja Dojna Mema të cilët janë shprehur të revoltuar për këtë padrejtësi nga ana e personazheve të njohura dhe gjithë shqiptarëve në përgjithësi për diçka që prek direkt vendin e tyre.
Link: https://www.instagram.com/donaldveshaj/
Link: https://www.instagram.com/flavioqarri/
Link: https://www.instagram.com/dojnamema/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CHap1-MjbUz/