
0
0
Këngëtarja Yllka Kuqi dhe bashkëshorti i saj u bënë prindër të një vajze 10 muaj më parë.
Vogëlushja Luisa ka festuar 10 mujorin e lindjes dhe këngëtarja e ka kujtuar këtë me disa foto shumë unike të së bijës.
Vogëlushja duket kaq e bukur me një fustan të verdhë, ndërsa buzëqesh shumë e lumtur në krahët e mamit.
“Mi gëzofsh 10 muajt o zemra e mamit”, shkruan Yllka krahas fotove ku pozon pranë së bijës.
Krahas fotove shohim qindra komente nga miq dhe fansa të këngëtares të cilët e urojnë vogëlushen për një jetë të gjatë dhe të lumtur.
Link: https://www.instagram.com/p/CIoS9Geh1hx/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CDlZmg0nLdd/