Georgina dhe Ronaldo janë padyshim një prej çifteve më të përfolura të showbizit.
Ata të dy i shohim gjithnjë bashkë teksa ndajnë me publikin foto e video së bashku me fëmijët e tyre.
Georgina është ajo që ndan më shumë momente familjare ku e shohim gjithnjë në formë dhe gjithmonë e lumtur pranë fëmijëve apo Ronaldos.
Këtë herë ajo ka treguar sallonin e shtëpisë ku në cep ndodhet pema gjigande, kudo përreth babagjysh, drerë dhe shumë drita e zbukurime gati përrallore.
Në sallon mbizotëron ngjyra e bardhë dhe gjithçka duket kaq e këndshme, ndërsa fëmijët janë ulur në divan dhe po shohim një film krishtlindjesh.
Georgina ka gjetur pikërisht këtë mënyrë mjaft të veçantë për t’ju thënë natën e mirë të gjithëve, përmes një momenti kaq të ngrohtë familjar pranë fëmijëve, ndërsa ka përcjellë gjithashtu ambjentin festiv të shtëpisë.
Link: https://www.instagram.com/georginagio/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CF9R9xDH9Bo/