
Arbana Osmani dhe partneri i saj Eduard Grishaj u bënë prindër të një djali pak javë më parë.
Arbana si gjithmonë është shumë aktive në rrjetet sociale ku herë pas here ndan me ndjekësit në rrjetet sociale recetat e saj të gatimit.
Këtë herë ajo ka njoftuar se këto ditë do të tregojë gatime të ndryshme festive ndërsa krahas videos se realizuar pranë pemës së festave ajo shkruan: “Looku i sotëm është mundësuar nga një 5 vjeçar dhe nga një bebe, pas një fundjave shumë të gjatë”
Në fakt ajo shfaqet me një bluze të thjeshtë të bardhë, gati e palyer dhe me flokët e mbledhura në mënyrë të çrregullt.
Megjithatë pavarësisht kësaj moderatorja duket shumë e këndshme edhe pse nuk ka pasur kohën e mjaftueshme mes fëmijeve që të rregullojë flokët apo të bëjë grimin.
Link: https://www.instagram.com/arbanao/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CGxb488AwRi/