
0
0
Këngëtari Shpat Kasapi tashmë e ka bërë publike lidhjen e tij me bukuroshen brune që i ka rrëmbyer zemrën.
Ai ka treguar së fundmi se është duke i dedikuar një këngë, ndërsa poston një foto pranë një pianoje.
“Një këngë për ty dashuri”, shkruan Shpati krahas fotos së tij pranë pianos ndërsa i bën tag partneres duke treguar kështu se është duke i përgatitur një surprizë.
Vetë ajo ka reaguar duke i shprehur dashurinë këngëtarit teksa i shkruan: “Të dua dashuri”, ndërsa ai e quan partneren: “E bukura ime”
Lidhja mes tyre duket se është serioze dhe ata të dy kanë hedhur hapa të rëndësishëm drejt zyrtarizimit të raportit që kanë me njëri tjetrin.
Link: https://www.instagram.com/p/CIwEJ3Djx3x/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CDULvLhj9t1/