
0
0
Sara Hoxha dhe Ledri Vula u bënë prindër të një vajze dy ditë më parë dhe sot për herë të parë Ledri zbulon portretin e së bijës.
Ai ka postuar në instagram një foto të vogëlushes së porsalindur e cila ka kapur me dorë gishtin e babit.
“Poem blue”, shkruan Ledri krahas fotos duke konfirmuar kështu emrin e vogëlushes.
Sara dhe Ledri e sollën në jetë vogëlushen në Gjermani ku ishin shpërngulur prej gati një muaji.
Ky është fëmija i parë i çiftit dhe krahas fotos unike kanë filluar menjëherë urimet për vogëlushen.
Link: https://www.instagram.com/p/CI3VEX1BvZY/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CIydhmEhxFM/