Home ShowBiz Amar si babagjyshi, Olta nuk mund të sillte kartolinë më të bukur festive
Amar si babagjyshi, Olta nuk mund të sillte kartolinë më të bukur festive
0

Amar si babagjyshi, Olta nuk mund të sillte kartolinë më të bukur festive

0
0

Aktorja Olta Gixhari është bërë nënë e një djali në fund të muajit gusht.

Ajo dhe partneri i saj, vendosën ta quajnë vogëlushin Amar dhe padyshim që është dhurata më e bukur për ta këtë fundvit.

Aktorja ka postuar ndërkaq disa foto të vogëlushit me një kapele të kuqe të babagjyshit në kokë ndërsa pozon i ulur në një kënd festiv, pranë disa zbukurimeve.

Krahas fotove më të bukura të postuara deri më sot nga Olta, shohim edhe një mesazh shumë të këndshëm drejtuar babagjyshit.

“I dashur babagjysh! Këtë vit nuk do kërkoj asgjë, këtë vit dua të falënderoj për më të shtrenjtin tim Amar! Thotë që ti vjen përmes qiejve me slitën tënde magjike atje lartë, thonë që është përëndia më e bukur e dëshirave dhe e endrrave. Me këto foto kartolinë dua ti tregoj të gjithë qiejve që unë jam e lumtur, ëndrra ime u realizua”

Ndërkohë krahas këtyre fotove kaq të bukura shohim mesazhe të shumta urimi nga miq dhe fansa të këngëtares të cilët janë mrekulluar nga fotot e bukura të Amar.

amar, olta

amar

olta

Link: https://www.instagram.com/p/CJD1qUYHgpd/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CEy4VQLHsEu/