
Sara Hoxha dhe Ledri Vula u bënë prindër për herë të parë 6 ditë më parë.
Ata vendosën ta quajnë vogëlushen me emrin unik Poem Blue dhe që në momentet e para nuk kanë nguruar ta zbulojnë portretin e saj.
Ndërkohë Sara është rikthyer sërish mbrapsht në kohën kur ishte shtatëzanë duke postuar një foto tjetër me barkun e rrumbullakosur.
Ajo thotë se ende nuk ka foto pas lindjes, kështu që u kthye pas në kohë për të sjellë një foto të vjetër, në pritje të fotove të para pas shtatëzanisë.
Poem Blue është fëmija i parë i çiftit, të cilët prej kohësh janë në një lidhje dhe duken shumë të lidhur me njëri tjetrin, sidomos tani pas ardhjes në jetë të vogëlushes.
Link: https://www.instagram.com/p/CJB-REKnARb/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CEgmSk9nsqX/