
Ai është vetëm 11 vjeç, por kjo nuk e ka penguar që të nisë karrierën e tij në fushën e muzikës dhe të spikasë falë talentit të tij sidomos në rymën rap.
MC Doni, mund të quhet pa frikë reperi më i ri dhe që veç të tjerash tekset e këngëve të tij i shkruan vetë.
“Frika”, është projekti i tij i fundit muzikor, publikuar vetëm disa ditë më parë, një këngë e stilit rap e dyta e artistit të ri në moshë, por shumë të talentuar.
E publikuar disa ditë më parë, kënga ka tërhequr vëmendjen e fansave të MC Donit dhe të gjithë atyre që pëlqejnë këtë lloj muzike.
“Frika”, është kënga e dytë e këngëtarit i cili hyri në tregun muzikor në dhejtor të vitit të kaluar kur publikoi këngën e tij të parë që u mirëprit dhe u pëlqyer nga fansat dhe miqtë e tij.
Link dhe Burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=WuvradwR_94