
Këngëtari Shpat Kasapi ka zgjedhur vigjiljen e Krishtlindjeve për të organizuar ceremoninë e fejesës me partneren e tij Selvije Jao.
Ai dhe partnerja e tij kanë vendosur që ti japin fund beqarisë dhe këtë e bëri të ditur vetë këngëtari me anë të një fotoje të postuar në instagram ku e shohim përpara një torte në formë zemre në ngjyrë të bardhë, ndërsa ku sipër ka të gdhendur emrat e çiftit.
Ata të dy kanë vendosur duart e tyre bashkë, ndërsa tregojnë unazat që kanë shkëmbyer.
Shpati prej pak kohësh e kishte bërë publike lidhjen me brunen simpatike dhe para pak ditësh madje postoi edhe foton e parë ku pozonin bashkë krahas së cilës i dedikonte partneres fjalët më të bukura.
Link: https://www.instagram.com/shpatkasapi85/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CI-oyUADBvH/