
0
0
Këngëtari Halil Gashi sapo ka publikuar projektin e tij të fundit muzikor, një këngë e këndshme me një ritëm dhe melodi të veçantë.
Kënga “Xheloze”, publikuar disa ditë më parë ka ngjallur interesin e fansave të këngëtarit të cilët e kanë mirëpritur dhe pëlqyer këtë këngë.
Kënga është ritmike dhe ka një vijë melodike që të bën të kërcesh sapo e dëgjon.
Këngëtari e sjell këtë këngë me një videoklip shumë interesant ku ndërthur natyrën e bukur midis maleve dhe detit, duke e bërë këngën edhe më të pëlqyer prej fansave të tij.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=KFF756hKKqU