
Reperi Getinjo ka qenë i ftuar së fundmi në një dasmë dhe mesa duket në dorë i kanë rënë lulet që hedh nusja.
Ai ka bërë një foto në tavolinë me lulet në duar ndërsa me humor shkruan: “Prej këtij momenti kërkoj vajzë serioze, me mendime serioze, lajmërohuni në Dm”
E pas këtij njoftimi nuk kanë munguar ofertat e para, Getinjo ka postuar një mesazh nga një vajzë e cila pasi e përshëndet i thotë se është serioze, ndërsa reperi e poston mesazhin duke e shoqëruar me të qeshura.
Përveçse në story, këtë foto ai e ka postuar edhe në instagram ndërsa krahas saj shkruan: “E gjuajtën lulen më ra në dorë, ditët e mira po vijnë dmth”, ndërsa nuk mungojnë komentet të shumta nga miq e fansa të cilët kryesisht e urojnë reperin.
Link: https://www.instagram.com/getinjo/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CI1PyQBB8rO/