Leonora Jakupi ka zbuluar së fundmi se është në një lidhje prej 9 vitesh.
Ajo ka folur për herë të parë për partnerin gjatë një interviste në “Prive”, ku ka lexuar një letër nga partneri ndërsa është parë të emocionohet dhe të derdhë lot.
Ai i ka shkruar asaj fjalët më të bukura dhe kjo e ka befasuar këngëtaren e cila nuk e priste duke qenë se ai siç tha Leonora nuk është shumë romantik me fjalët.
Me këtë rast ajo ka folur pak për partnerin, por pa e zbuluar identitetin e tij, ndërsa ka shpjeguar edhe arsyen përse e ka mbajtur larg vëmendjes së medias për një kohë kaq të gjatë.
Ajo ka treguar se kjo ka ardhur pas kërkesës së tij që të mos jetë në fokus të mediave duke qenë i lidhur me një personazh të njohur publik.
Për këtë arsye këngëtarja e ka mbajtur gjithmonë larg vëmendjes partnerin dhe duket se ja ka arritur më së miri, pasi askush nuk e njeh dhe askush nuk dinte asnjë gjë lidhur me partnerin e saj.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=IFRK0Dx7q-g&feature=youtu.be
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CJY5ITSj60t/