
Dhurata Dora është një prej këngëtareve më të dashura për publikun dhe atë e shohim shpesh herë aktive në rrjetet sociale ku ndan me ndjekësit dhe miqtë e saj foto dhe video të ndryshme.
Atë jemi mësuar ta shohim thuajse gjithmonë me flokë të gjata të errëta dhe rrallë eksperimenton me flokët, megjithatë sa herë që e bën duket gjithmonë shumë mirë.
Këtë herë ajo ka vendosur të ndryshojë si modelin ashtu edhe ngjyrën e flokëve.
Këngëtarja shfaqet me flokë pak më të shkurtër dhe bionde me refleks rozë.
Pavarësisht ndryshimit ajo duket shumë mirë dhe madje në disa foto duket ndryshe dhe për pak nuk e njohëm që është ajo.
Look-un e saj e pëlqyen shumë edhe ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Link: https://www.instagram.com/p/CJ3rl5ulwSE/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CJRXPfMl0OT/