
Këngëtari i njohur Justin Timberlake dhe aktorja Jessica Biel kanë mirëpritur djalin e dytë këtë javë.
Ata të dy janë prindër të një djali 5 vjeçar dhe vogëlushi është fëmija i dytë që i bashkohet familjes.
Lajmin e ka dhënë vetë këngëtari në një intervistë ekskluzive për “Ellen DeGeneres show”, ku zbuloi gjithashtu edhe emrin e djalit.
Ata të dy vendosën ta quajnë të birin me emrin e veçantë Phineas dhe vetë këngëtari tregon se ai është kaq i mrekullueshëm edhe pse nuk i lë të flenë gjumë.
Timberlake dhe Biel u martuan në 2012 dhe para 5 vitesh u bënë prindër për herë të parë të një djali.
Link: https://www.instagram.com/p/CFXTFlZBIwV/
Burimi i lajmit: https://www.dailymail.co.uk/news/article-8537041/Jessica-Biel-Justin-Timberlake-welcome-second-child-secret-pregnancy.html
Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/f6neg-Wl1iQ