Në 2019, Alex Rodriguez do ti propozonte Jennifer Lopez në breg të detit me një super propozim dhë në 2020 kishin planifikuar një dasëm në Itali.
Por në kushtet e pandemisë globale, ata të dy nuk kanë mundur dot ta realizojnë ceremoninë dhe e kanë shtyrë atë dy herë.
Në një intervistë për Jimmy Fallon, Alex tha se në 2020 u bënë gati dy herë për t’u martuar, por planet ua prishi COVID-19, kështu që tashmë janë duke pritur për herën e tretë të vërtetë.
Vetë Jennifer në një intervistë të pak kohëve më parë tha se ata e anuluan dy herë dasmën dhe nuk e kanë diskutuar më.
Megjithatë ajo shtoi se nuk e kanë me nxitim dhe se do të presin se çfarë do të ndodhë për të realizuar një dasëm sipas planeve të tyre.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=E2KsA26d5Ns
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CCEQ19yJAum/