
“Love Story” , një prej formateve të dashurisë duket se është drejt fundit.
Tashmë kanë mbetur vetëm 5 vajza në garë për të fituar dashurinë e Saimirit dhe ai gjithnjë e më shumë e ka të vështirë të vendosë.
Megjithatë në një intervistë për “Daily Love Story”, Saimiri ka treguar se cila ishte vajza që i bëri më shumë përshtypje natën e parë.
Ai tha se vajzat ishin të gjitha të bukura dhe ai kishte shumë emocione kur i ka takuar, por ajo që i ka bërë më shumë përshtypje dhe që i pëlqeu më shumë se gjithë të tjerat ishte Meri.
Saimiri e ka thënë edhe më herët këtë dhe deri tani Meri vazhdon të jetë një ndër të preferuarat e Saimirit i cili madje në një prej takimeve ka shkëmbyer edhe një puthje me të.
Saimiri është pyetur edhe lidhur me Enxhëll dhe kërkesën e saj për t’u rikthyer.
Ai vijon të thotë se nuk e ka kuptuar përse ajo u largua, ndërsa ende nuk e ka marrë një vendim se çfarë do të bëjë me të.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=WeIfOPeEcFI
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CKmd78yhPfH/