Disa ditë më parë në rrjet qarkulluan disa foto dyshuese për një lidhje mes Andin dhe Melisës.
Fillimisht ata të dy u panë të bënin një story nga i njëjti divan dhe më pas me të njëjtin kapuç.
Gjatë emisionit të djemshëm janë transmetuar këto foto dhe është kërkuar një shpjegim nga ana e Melisës.
Ajo tha se divani ka rastisur i njëjtë, pasi ajo aty nuk është as në shtëpinë e saj, por tek një shoqe.
Ndërsa sa i takon kapuçit ajo tha se Andi pasi ja ka parë një ditë e pëlqeu dhe ajo vendosi t’ja jepte.
Melisa e mohoi kategorikisht një lidhje me Andin, pavarësisht fotove si dhe zërave të Fationit apo Shqipes.
Kujtojmë se “Përputhen” u përfshi në një skandal disa ditë më parë pas publikimit të fotove të Teas me Bearti, çifti i vërtetë i kërtij emisioni.
Link: https://www.instagram.com/p/CKzJDnBBLV1/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CI_HNPSFb05/, https://www.instagram.com/p/CHiXH4UHCDh/