
Aktorja e njohur Eliona Pitarka është duke u bërë nënë për herë të parë.
Ajo dhe partneri i saj janë në pritje të një vajze e cila do të vijë shumë shpejt në jetë.
Ndërkohë Eliona edhe pse e bëri publike propozimin për martesë e më pas shtatëzaninë, sa i takon portretit të partnerit është treguar gjithmonë e rezervuar.
Megjithatë së fundmi e ka thyer edhe këtë rregull, duke postuar për herë të parë një foto së bashku me të nga sesioni i fotove shtatëzanë, pak përpara lindjes së bebit.
Ata të dy shfaqen të kapur përdore, ndërsa partneri e puth në kokë.
“Fluturat që ai më dha, tashmë u kthyen në këmbë të vockla”, shkruan ajo krahas fotos ku pozojnë së bashku dhe që padyshim ka tërhequr gjithë vëmendjen e fansave dhe miqve të tyre.
Link: https://www.instagram.com/p/CK3hGlyhYjk/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CJbDKa6hf5Q/