Home ShowBiz “Produksioni e dinte, sot publikoj provat..”, ish kanditati i “Përputhen” me deklarata “bombë”
“Produksioni e dinte, sot publikoj provat..”, ish kanditati i “Përputhen” me deklarata “bombë”
0

“Produksioni e dinte, sot publikoj provat..”, ish kanditati i “Përputhen” me deklarata “bombë”

0
0

Erjon Gecaj një prej djemve të këtij sezoni në “Përputhen” ka reaguar pasi produksioni mohoi të kishte dijeni për lidhjen e Teas me Beartin.

Ai ka thënë se produksioni ka qenë gjithmonë në dijeni, por i ka mbajtur Andi dhe Tean vetëm për klikime e reklama dhe për këtë ai do të publikojë sot pasdite provat që vërtetojnë fjalët e tij.

Ai ka thënë gjithashtu se veç rastit të Teas ka edhe një rast tjetër të cilin produksioni gjithashtu e di, por vazhdon ta mbajë brenda në emision dhe të mos e nxjerr pikërisht sepse i duhen klikimet.

Ai i referohet zërave të fundit për lidhjen midis Melisës dhe Andit që po qarkullojnë së fundmi, por që vetë Melisa i ka mohuar.

Erjoni ka lajmëruar edhe më herët se disponon një rregjistrim, ku dëshmohet se produksioni ishte në dijeni të gjithçkaje, por nuk mund ta publikonte pasi përfshinte një person që ndodhet ende aty.

Por mesa duket ka vendosur që këtë pasditë, rregjistrimet ti bëjë publike dhe mbetet veç të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë.

erjoni

Link: https://www.instagram.com/erjon_geca/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CJTl9m3B66p/