
Modelja e njohur shqiptare Angela Martini prej vitesh tashmë është e martuar me miliarderin rumun Dragos Savulescu dhe jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo ka treguar herë pas here se është shumë e dashuruar me partnerin e saj dhe këtë e tregon herë pas here përmes fotove dhe videove që poston në rrjetet sociale.
Këtë herë ajo ka vendosur t’ju kërkojë fansave që ti tregojnë një secret dhe një prej tyre i ka thënë Anxhelës se e dashuron më shumë se burri i saj.
Modelja ka vendosur ti përgjigjet ndërsa shkruan me gërma kapitale se kjo është pamundur.
E pra Angela është e bindur në dashurinë e partnerit të saj, ashtu siç është e bindur që askush tjetër nuk e do më shumë se ai.
Link: https://www.instagram.com/angela_martini/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CJgfkhjnItM/