
Sara Hoxha dhe Ledion Liço u bënë prindër për herë të dytë mbi një vit më parë.
Ata sollën në jetë një djalë të cilit i vendosën emrin Roman.
Vogëlushi festoi një vjetorin e lindjes në tetor të vitit që shkoi, ndërsa pak kohë më parë Sara I prezantoi të gjithë me portretin e vogëlushit, një biond shumë i këndshëm me sy blu dhe që i ngjan kaq shumë Ledionit.
Këtë herë ajo ka sjellë një tjetër foto të vogëlushit i cili ndodhet në duart e mamit dhe ka mbështetur kokën në gjoksin e saj.
Vogëlushi ka dalë në profil, por duket kaq i këndshëm dhe është rritur kaq shumë.
Sara dhe Ledioni janë prindër të dy djemve, të vogëlushit London që erdhi në jetë katër vite më parë dhe të Roman.
Ata i shohim rrallë në rrjetet sociale, por kur postojnë sjellin foto shumë të bukura nga përditshmëria me fëmijët.
Link: https://www.instagram.com/sarahoxhaaa/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CCa-R2LHoe-/