Modelja e njohur Belen Rodriguez dhe partneri i saj Antonino Spinalbese do të bëhen shumë shpejt prindër.
Për Belen ky është fëmija i dytë, pas djalit që ka nga marrëdhënia e parë me Stefano de Martino
Ajo e ka dhënë vetë lajmin në një intervistë ekskluzive për revistën “Chi”, duke u shfaqur në kopertinën e saj bashkë me partnerin.
Belen rrëfen se është në muajin e pestë të shtatëzanisë dhe thotë se e ndjen që këtë herë do të jetë një vajzë.
Modelja tregon se për herë të parë në jetën e saj ka zgjedhur një burrë të sjellshëm, ndërsa Anonino tregon se është surprizuar nga modelja, pasi priste një grua tjetër, po rezultoi që ajo e pranon lumturinë dhe sheh gjërat pozitive kudo.
Link: https://www.instagram.com/p/CLFqHPFASr8/
Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/NIZeg731LxM