Saimiri i refuzoi, Genarda dhe Redona kapen mat me dy djemtë më të përfolur të “Përputhen”
Genarda dhe Redona dy vajzat konkurente në “Love Story” nuk arritën dot të fitojnë zemrën e Saimirit.
Genarda u eleminua në finale pavarësisht afrimitetit me Saimirin, ky i fundit zgjodhi të qëndronte me Merin.
Ndërsa Redona u largua dy javë para finales duke mos arritur dot të fitonte zemrën e 33 vjeçarit.
Por ajo që i habiti të gjithë janë disa foto që po qarkullojnë në rrjet ku vajzat janë parë në shoqërinë e Atdheut dhe Andit dy djemve të “Përputhen”.
Genarda dhe Redona kanë dalë me dy djemtë e lartpërmendur dhe madje jashtë shfaqur shumë të afërt.
Në disa story të publikuar nga gazetarja e “Daily love story”, vajzat shihen shumë të afërta me djemtë e Përputhen.
Duke qenë se Redona jeton në Itali prej kohësh në foton e postuar ku ajo pozojnë bashkë me dy djemtë shkruhet me humor: “Kujt do ja bëjmë letrat italiane”
Ndërsa në foton ku janë të katërt në rrugë shkruhet: “Kush fillon komenton Përputhen tani”
Në një tjetër foto Generda shihet teksa pozon pranë Atdheut dhe madje ky i ka hedhur dorën në qafë teksa buzëqeshin të lumtur.
Nuk e dimë çfarë i ka bërë bashkë vajzat me dy djemtë e “Përputhen”, por nga fotot duken shumë të afërt me njëri tjetrin.
Link: https://www.instagram.com/redona_hida08/
Link: https://www.instagram.com/p/CLpiPHCnAlP/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CLoSb-hgUkr/
https://www.instagram.com/p/CLbu0WcA36uXquxk8tg-6mkJQJPJUklxpF-5L40/