
Gjyshi i Sindit, njërës prej vajzave të “Përputhen”, ka ndërruar jetë dhe këtë e ka njoftuar vetë ajo përmes një statusi në instagram.
“Jeta është plot me surpriza. Herë na surprizon ëmbël e herë hidhur. Kur na surprizon ëmbël gëzohemi dhe zemra nab ëhet mal, kur na surprizon hidhur qajmë dhe zemra duket se ngushtohet e fryma na merret. Jeta është një karusel dhe është e sigurt që do kesh një udhëtim shumëngjyrësh. E kështu ishte dhe jeta jote gjysh i dashur.. Do mbetesh gjithmonë në zemrat tona”, shkruan Sindi në statusin e saj në instagram.
Që kur është bërë pjesë e “Përputhen” ,Sindi është vënë në qendër të vëmendjes dhe shpesh herë e shohim të përfshirë në debate të ndryshme.
Më i fundit është debati me Julin që degjeneroi në fyerje dhe largim nga studio.
Link: https://www.instagram.com/_cindyloci_/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CKtqCMBnf6TMwuOi78CfCYCM6ZqeJ-TwLrxebc0/