
Justin Bieber festoi dje 27 vjetorin e lindjes dhe mes shumë urimesh nuk mund të mungonte ai i bashkëshortes së tij modeles Hailey.
Ajo kishte përgjedhur disa foto dhe momente të bukura së bashku ndërsa krahas tyre shkruan: “Një tjetër vit rreth diellit me ty, një tjetër vit duke të dashuruar ty, duke u rritur, duke qeshur me ty. Gëzuar 27 vjetorin e lindjes, ti je humani im i preferuar. Jam mirënjohëse që jam në krahun tënd”
Justin dhe Hailey janë martuar që në 2018 me një ceremoni madhështore dhe që prej asaj kohe i shohim gjithmonë bashkë dhe të dashuruar me njëri tjetrin.
Krahas postimit të saj shohim qindra komente nga ana e miqve dhe fansave të çiftit të cilët e urojnë këngëtarin me rastin e ditëlindjes.
Link: https://www.instagram.com/p/CL4fsjFFF_W/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CLTTZTxFDD1/