
Atdheu zbuloi në “Përputhen Prime” se ai dhe Antonela ishin puthur kohë më parë ndërsa e ka pyetur atë se cila nga puthjet i ka pëlqyer më shumë.
Antonela nga ana tjetër nuk e ka mohuar një gjë të tillë, por ka pretenduar se puthja me Atdheun nuk ishte plotësisht e vullnetshme, ndërsa e ka quajtur atë të pandershëm që e tregoi një episod të tillë.
Por duket se kjo nuk është e vetmja puthje pa dijeninë e produksionin.
Andi ka zbuluar së fundmi se ka dalë disa herë me Jasminën jashtë programit dhe kanë përfunduar duke u puthur.
Ai i kërkoi falje produksionit për thyerje rregullash, ndërsa zbuloi se ata të dy janë takuar disa herë dhe pas debateve që kanë pasur kanë përfunduar duke u puthur.
Andi ka zbuluar gjithashtu se i ka sjellë Jasminës edhe një fustan dhuratë nga Kosova.
Link: https://www.instagram.com/p/CLXCtjiH6vX8a5-YW08NKIQcNe25a8cB6CIFvE0/
Link: https://www.instagram.com/p/CK4Wh0mhl2x/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CJTl9m3B66p/