
Djali i moderatores Arbana Osmani ka festuar një ditë më parë 6 vjetorin e lindjes.
Duke qenë se vogëlushi është i fiksuar mbas legove dhe Arbana e ka treguar vazhdimisht një gjë të tillë ka vendosur që edhe ditëlindja e tij të jetë konceptuar si një lego party.
Gjithçka ishte menduar deri në detaj, që nga torta e deri tek dekori festiv ku mbizotëronin element të legove, lojës së preferuar të Jonit.
Në krye të tavolinës qëndronte Koloseu, një super lego e formuar nga vetë Joni pak muaj më parë, ndërsa rreth e rrotull gjithçka ishte e dekoruar me tullumbaca, ndërsa në tavolinë kishte lego me të cilat kanë luajtur dhe janë argëtuar fëmijët në festë.
Vogëlushi ka marrë urime të shumta nga miq e fansa të moderatores e cila më herët kishte postuar një kolazh me fotot më të bukura ndër vite bashkë me djalin.
Link: https://www.instagram.com/arbanao/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CLoaNHZgyWb/