
0
0
Vesa Luma dhe Big Basta janë bërë prindër të një djali disa vite më parë.
Vogëlushi Lian tashmë është rritur dhe ka filluar të shfaqë interes në fushën e muzikës.
Atë e kemi parë disa herë të repojë, por edhe t’ju bjerë instrumentave të ndryshëm, duke treguar kështu se ka trashëguar talnetin e prindërve dhe shumë shpejt mund ta shohim të ecë në hapat e tyre.
Së fundmi Vesa ka ndarë në instagram një video ku vogëlushi po luan në bateri dhe krahas vides Vesa shkruan: “Rockstari i vogël i mamit”
Vogëlushi duket kaq i dhënë pas këtij instrumenti dhe nga mënyra se si luan duket qartë që e ka pasion dhe talent.
Link: https://www.instagram.com/vesaluma/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CBxbJ_4pSQd/