
Afërdita Dreshaj do të bëhet shumë shpejt nënë e një djali.
Ajo është në muajin e fundit të shtatëzanisë dhe vogëlushi pritet të vijë në jetë nga momenti në moment.
Modelja ka qenë gjithmonë aktive në instagram duke treguar vazhdimisht detaje nga gjithë periudha e saj e shtatëzanisë.
E ndërsa është në prag të lindjes, ajo ka marrë një lajm shumë të bukur nga vëllai i saj, i cili është bërë i një djali dhe Afërdita është bërë për herë të parë hallë.
Ajo ka treguar me anë të disa fotove nipin e saj, vogëlushin Martin Noah ndërsa është shprehur personi më i lumtur në botë, ndërsa mezi po pret ta takojë vogëlushin.
“Ti je kaq special dhe emri yt është edhe më shumë I vogli Martin”, shkruan ajo në njërën prej fotove të vogëlushit, ndërsa e lumtur thotë se tashmë është bërë hallë.
Link: https://www.instagram.com/aferditadreshaj/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8MUKDqIgCH/