Elita Rudi dhe reperi Gjiko u bënë prindër të nje vajze disa ditë më parë.
Ata e pagëzuan vogëlushen me emrin unik Bota dhe nuk nguruan që të bëjnë publik portretin e saj të ëmbël.
Vogëlushja duket se i ngjan Elitës megjithatë është ende herët për ta përcaktuar një gjë të tillë.
Ndërkohë vogëlushes prindërit i kanë hapur që tani një instagram të cilin e menaxhojnë vetë dhe sapo kanë postuar foton e parë të saj me vëllain Zërin.
Zëri është afruar tek vendi ku po qëndron e shtrirë motra dhe teksa buzëqesh afrohet ti kapë dorën dhe ta përkëdhelë.
Kjo foto është një portret shumë i bukur i fëmijëve të çiftit që duken kaq të ëmbël dhe kaq të këndshëm pranë njëri tjetrit.
Link: https://www.instagram.com/stories/elita.rudi/2527201024360672242/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CMABL6fh3Hr/