
0
0
Këngëtari Imer Rizah ka publikuar në ditën e 8 marsit një këngë dedikuar nënës.
Kënga vjen me një ritëm dhe një tekst unik dedikuar personit më të rëndësishëm për çdo njeri.
“Për nanën” është një këngë shumë e veçantë që vjen përmes notave dhe fjalëve më të bukura që vetë këngëtari ja dedikon nënës së tij.
Që prej momentit të publikimit e deri më sot, kënga është pëlqyer shumë nga fansa të këngëtarit të cilët e kanë vlerësuar këngën si për mesazhin që përcjell edhe për ritmin dhe zërin e këngëtarit.
Ai e shoqëron këngën me një videoklip të veçantë ku spikat dashuria dhe respekti për nënën.