
0
0
Modelja e njohur Karlie Kloss dhe partneri i saj Joshua Kushner janë bërë prindër për herë të parë.
Lajmin e ka dhënë Joshua i cili ka ndarë me ndjekësit në instagram një foto të fëmijës së porsalindur krahas së cilës shkuan: “Mirë se erdhe në botë”.
Ai nuk ka dhënë detaje të tjera mbi emrin apo gjininë e bebit, por nga kapuçi ngjyrë bojëqiell duket se bëhet fjalë për një djalë.
Çifti ka marrë shumë mesazhe nga miq dhe fansa të cilët i kanë uruar fëmijës së porsalindur dhe vetë prindërve të rinj, shumë fat dhe vite të lumtura.
Link: https://www.instagram.com/p/CMa3xybF7Yh/
Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/f6neg-Wl1iQ