
Oriola Marashi feston sot ditëlindjen dhe mes shumë mesazhesh e urimesh, ajo ka zbuluar edhe një surprizë nga ana e partnerit.
Erosi e ka uruar fillimisht modelen me një kolazh fotosh romantike ndërsa i thotë “Të dua”
Krahas kësaj ajo ka marrë edhe një zemër gjigande me trëndafila të kuq dhuratë.
Modelja nuk tregon se nga kush e ka marrë, por duke qenë se janë trëndafila të kuq dhe të paketuara në formë zemre, mendja të shkon tek Erosi.
Ata të dy janë bashkë prej kohësh dhe marrëdhënia e tyre u zbulua gjatë periudhës së karantinës një vit më parë, ndërsa vetë Erosi e pranoi në një intervistë se po jetonte me partneren, pavarësisht se nuk e përmendi emrin e Oriolës.
Link: https://www.instagram.com/oriolamarashi/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CByM56nDSrK/